Shqipëria sot feston 110 vjetorin e pavarësisë. Kjo ditë lidhet ngushtësisht me Ismail Bej Qemalin, i cili më 28 nëntor të vitit 1912 ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet të pavarur dhe sovran.
Në këtë ditë të shënuar për mbarë shqiptarët në trevat shqipfolëse nuk do të mungojnë as aktivitetet e ndryshme ku sigurisht epiqendra do të jetë Vlora. Pikërisht në Vlorë janë mbledhur dhe krerët e shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë.
Urime nga të gjithë. Edhe nga përtej oqeanit. Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken me anë të një letre ka uruar shqiptarët për Ditën e Flamurit.

Ndërkohë që sonte në sheshin ‘Skëndërbej’ këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa do të mbajë një koncert.
Festës së shqiptarëve i është bashkuar dhe gjigandi i kërkimit ‘Google’, i cili në faqe të parë ka vendosur flamurin Kuq e Zi me shqiponjën dy krenare.