Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka zhvilluar disa takime me krerët e forcave kryesore politike në vendin tonë. Fillimisht shkoi në selinë rozë ku u takua me sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste Damian Gjiknuri.

Pas takimit, Gjiknuri, në rrjetet e tij sociale tha se në fokus të diskutimit ishin zgjedhjet e ardhshme vendore të 14 Majit, situata aktuale politike në vend si dhe rekomandimet e ODIHR-it pas procesit të fundit elektoral.

Nga selia e PS, Yuri Kim shkoi në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë, ku u takua me Enkelejd Alibeaj. Për takimin, Alibeaj e ka cilësuar si te frytshëm dhe miqësor, duke shtuar gjithashtu se u fol për zhvillimet më të fundit në vend si dhe për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në fund, Kim qëndroi për 40 minuta në zyrën e Ilir Metës në selinë e Partisë së Lirisë. Pas luleve që Meta i dhuroi në kuadër te Ditës së Gruas, i nënvizoi në mënyrë të veçantë situatën shumë të rëndë të krijuar në Parlamentin e Shqipërisë, por edhe për zgjedhjet.

Për takimet, Ambasada Amerikane bëri me dije dhe të gjitha temat e diskutuara, ku theksuan parandalimin e presionit për blerjen e votave. Por kërkuan edhe “kandidatë të pastër”. Për takimet, sot Berisha nga Mallakastra se Yuri Kim u bë e gjallë sot pas 2 muajsh dhe kërkon votën e lirë.E ndërkohë që sot ambasadorja zhvillonte takimet, 49 parti politike kanë dorëzuar në KQZ kërkesën për garuar në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Komisioni qendror i zgjedhjeve miratoi sot kërkesa për 42 parti dhe nesër për 7 parti, përfshi 2 kampet e PD.

Nesër do të vendoset fati i Partisë Demokratike, nëse do të regjistrohet dhe cila; Sali Berisha apo Enkelejd Alibeaj. Pas këtij regjistrimi paraprak, në 15 mars aplikohet për koalicionet dhe në 27 mars depozitohet lista e kandidatëve për kryetar bashkie dhe lista shumë-emërore e kandidatëve për këshillat bashkiak.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version