Zbardhen detaje të tjera nga dosja e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e kopsitur për ish-zv.kryeministrin e vendit, Arben Ahmetaj. SPAK ka gjetur 6 raste tek të cilat dyshohet se ‘rojtari i financave’ ka kryer korrupsion gjatë kohës që ka pasur detyrë ministrorë. Ndaj dhe akuzohet për fshehje e mosdeklarim pasurie dhe pastrim parash. 500 mijë euro është shuma e parave që dyshohet të ketë përfituar ish zv.kryeministri Arben Ahmetaj nga biznesmenët Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, të cilët kanë operuar për inceneratorët. Shumë (jo e vetmja për të cilën akuzohet Ahmetaj), të cilën e ka “përfituar” përgjatë 4 viteve (2017-2020). Po ashtu, në ‘rekordet’ e tij ka edhe prona të pajustifikuara, si psh. vila tashmë e sekuestruar në Hamallaj në bashkëjetueses së Ahmetajt, Erjola Hoxha, rezulton se fillimisht ishte pronësinë e Klodian Zotos.
E më pas ka kaluar në pronësinë e saj në rrethana që ende nuk janë të qarta.
Gazetarja Keti Banushi ka zbardhur për ReportTv, dosjen hetimore të SPAK për Arben Ahmetajn, duke EVIDENTUAR 6 RASTET e korrupsionit:
Episodi i parë ka të bëjë me një shumë prej 170.480 euro, në vitet 2016-2017, duke u paraqitur si pagesa të bëra nga Arben Ahmetaj dhe Albina Maçka për dy apartamente me sipërfaqe 124 dhe 148 metër katrorë në Selitë. Kjo shumë parash sipas SPAK është paguar në mënyrë të tërthorë nga Zoto e Mërtiri.
Episodi i dytë ka të bëjë me pasurinë vilë me sipërfaqe 98 m2 në Hamallaj dhe 521 m2 sipërfaqe truall. Është pikërisht vila në të cilën është përfitues Ahmetaj dhe është në pronësinë e bashkëjetueses së tij Erjola Hoxha. Edhe këtë e ka përiftuar në mënyrë të tërthortë nga biznesmenët në vitin 2017.
Episodi i tretë ka të bëjë me një shumë prej 130 mijë euro, e cila në vitin 2017 dhe 2018, duke u mbuluar natyra e vërtetë e burimit u paraqit si pagesë e bërë për llogari t ëish bashkëshortes së ish zv.kryeministrit, Albina Mançka dhe vetë Arben Ahmetaj përkundrejt një shitje ndaj Besmir Priftit për një apartamentit me sipërfaqe 178 m2 në zonën e Selitës. Edhe kjo shifër dyshohet se është paguar në mënyrë të tërthortë nga Zoto e Mërtiri.
Episodi i katërt ka të bëjë me shumën prej 140 mijë euro, e cila në vitin 2018 u paraqit sërish si pagesë nga Albina Mancka dhe Arben Ahmetaj përkundrejt një shtiej ndaj Sonila Goxhaj për një apartament tjetër në zonën e Selitës me sipërfaqe 178 m2 dhe një garazhi me sip 21 m2.
Episodi i pestë ka të bëjë me shumën prej gati 34. 422 euro, e financuar nga biznesmenët e inceneratorët që është përfituar gjatë viteve 2013-2017. Kjo shumë është përfituar në formën e shpenzimeve për pagesa hotelesh dhe udhëtimesh. Pagesat janë kryer drejtpërdrejt nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri për Arben Ahmetajn apo të afërm të tij.
Episodi i gjashtë lidhet me shumën prej 2 milionë lekë, e përfituar në vitet 2019 dhe 2020 në format e pagesave të bëra nga Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, përmes shoqërisë të inceneratorit “Integrated Technology Services” në funksion të një investimi të kryer në pasurinë e llojit apartament me nr.7/434+1+1 sip 167 m2 rruga Reshit Çollaku, ap.1 në pronësi të Arben Ahmetajt.
Si TOTAL: Arben Ahmetaj dyshohet se mund të ketë përfituar 2.5 mln euro “cash”, përveç pronave dhe përfitimeve të tjera që nga vitit 2016 deri në vitin 2020. Pra për vetëm 4 vite.
Në pjesën tjetër të dosjes, SPAK, pretendon se personi nën hetim, Arben Ahmetaj, ka qenë vazhdimisht në dijeni vazhdimisht në dijeni të problematikave që evidentonte Ministria e Financave dhe pengesat që kjo e fundit po nxirrte për miratim, në lidhje me procedurën koncensionare me objekt “Ndërtimi dhe administrimi i impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut të Elbasanit për prodhimin e energjisë”, apo edhe me diskutimet e komisionit, si edhe lexohet nga emaili i datës 06.12.2014 kur shtetasi X i ka nisur në këtë datë emailin e përcjellë nga shtetasi Alqi Blako, me materialin e përgatitur nga komisioni në lidhje me pikat e diskutuara dhe me pikat e diskutimit të Ministrisë së Financës.
–Në datën 19.01.2016, personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, ka shprehur dakordësinë për çeljen e investimeve nga Ministria e Mjedisit, detajimin e tyre për vitin 2016, në lidhje me Inceneratorin e Elbasanit në shumën 550 000 000 Lekë, Implanti i prodhimit të energjisë nga mbetjet Fier 73 330 000 Lekë; Pastrimi i lumit Shkumbin 130 000 000 dhe mbyllja e venddepozitimit ekzistues të mbetjeve të ngurta urbane të qytetit të Elbasanit 740 000 000 Lekë, ku në të katërta këto procedura, janë pikërisht miqtë e tij, shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, kanë përfituar të ardhura.
–Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Zhvillimi Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, ka ndërmarrë nisma ligiore (me shkresen nr. 8026/22 prot date 28.01.2016, shtetasi Arben Ahmetaj, në pozicionin e Ministrit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes paraqet pranë Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, projekt-vendimin për disa ndryshime dhe shtesa ne VKM nr. 575 date 10.07.2013 “Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncension/partneritet publik privat” të ndryshuar) në lidhje edhe me ndryshimin e VKM nr. 575 datë 10.07.2013, në koherencë me ndryshimet e ligjit për koncensionet të propozuara po prej tij, ku rritet pushteti i Ministriëe qe ai drejton.
–Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Zhvillimi Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, me shkresën nr. 367/2 prot. datë 01.02.2016 ka shprehur dakordësinë e tij për projektvendimin “Për miratimin e Bonusit prej 10% të pikëve, që i jepet X shoqërisë për rezultatin teknik, financiar dhe mjedisor, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, për dhënien me koncesion, të ndërtimit dhe administrimit të implantit të traitimit të mbetjeve urbane të Qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë”. Këtë përgiigie e ka dhëne pikërisht në kohën kur në këtë shoqëri ishte bërë ortak shoqëria Integrated Technology Services sh.p.k. e shtetasit Klodian Zoto. Në dhënien e kësaj dakordësie, nuk ka ngritur asnjë shqetësim në lidhje me historikun e kësaj shoqërie, aftësitë e saj financiare apo teknike.
-Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Financave, me shkresën nr. 6770/1 prot. datë 24.05.2016, ka miratuar transferimin e fondeve për investime, duke i shtuar projektit “Mbyllja e vendepozitimit ekzistues të mbetjeve të ngurta urbane të qytetit të Elbasanit” shumën prej 177 500 000 Lekë.
Çfarë ndodhi sot?
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit, SPAK ka dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për arrestimin e ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj. Kërkesa mban datën 7 korrik 2023 dhe është firmosur nga kreu i SPAK, Altin Dumani. SPAK kërkon lejen për të kontrolluar banesën e deputetit apo edhe për të kontrolluar tabulatet e tij telefonike. Që të ekzekutohet kjo kërkesë do duhet që të jepet leja nga Kuvendi, ndërsa pritet edhe mbledhja e Këshillit të Mandateve, që të shqyrtohet kërkesa për heqjen e mandatit të deputetit dhe më pas të kalohet në seancë plenare, nëse Ahmetaj nuk njofton heqjen dorë nga mandati, pasi ligjvënësit janë imunë dhe nuk mund të arrestohen pa lejen e Kuvendit.

