Presidenti Joe Biden do të shënojë 21 vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit këtë të dielë duke vendosur një kurorë lulesh në Pentagon.
Kjo ditë do të përkujtojë sulmet terroriste të vitit 2001, që u kryen nga nëntëmbëdhjetë terroristë të al-Kaedës, të cilët rrëmbyen katër aeroplanë komercialë dhe i përplasën ato në Qendrën Tregtare Botërore të Nju Jorkut, Pentagon dhe një fushë në Pensilvani.
Gati 3,000 njerëz vdiqën në sulmet e al-Kaedës. SHBA dhe aleatët e saj u përgjigjën duke nisur luftën në Afganistan.
Jill Biden, zonja e parë, do të flasë në Përkujtimin Kombëtar të Fluturimit 93 në Shanksville, Pensilvani. ZëvendëspresidentjaKamala Harris dhe bashkëshorti i saj do të shkojnë në qytetin e Nju Jorkut për një ceremoni përkujtimore në Memorialin Kombëtar të 11 Shtatorit.
Një memorial u ndërtua në përkujtim sulmeve të 11 Shtatorit në vendin ku dikur ishin Kullat Binjake. Emrat e njerëzve që vdiqën në sulmet në Nju Jork janë gdhendur në bronz.
