Damian Gjiknuri, sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste iu përgjigj sot akuzave në lidhje me ish-zyrtarin e FBI, Charles McGonigal, pagesat që ai mori nga ‘personi A’ dhe takimet me kryeministrin Edi Rama.

Në një deklaratë nga selia e PS, ku njoftoi se PS sot do të dorëzojë kallëzim penal në SPAK për të kërkuar një rihetim të ngjarjeve të 21 janarit, Gjiknuri bëri fillimisht një hierarki të krimeve. Ai tha se vrasja e qytetarëve qëndron përmbi çdo krim tjetër dhe shtoi se ky duhet të jetë fokusi i interesit publik.

Në lidhje me McGonigal, Gjiknuri pranoi faktin se ai ishte një zyrtar i një rangu të lartë por që çështja për të cilën ai po ndiqet penalisht nga FBI nuk ka lidhje me një krim në Shqipëri. Sipas tij, Rama dhe zyrtarët e tjerë thjesht kanë bërë “takime” me një zyrtar të lartë të FBI, pa pasur dijeni sesi ai kishte zbatuar detyrën për autoritetet amerikane.

Për socialistët, dosja e McGonigal lidhet vetëm me shkeljet që ai ka bërë në zbatimin e detyrës për FBI. Gjiknuri mohoi ndërhyrje për të hetuar Nick Muzin pasi sipas tij, çështja Muzin është e faktuar dhe e pamohuar. 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version