Sot në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë u përkujtuan civilët e vrarë 24 vjet më parë në fshatin Reçak, të gjitha viktimat e masakrave në Prekaz, në Likoshan, në Qirez, në Abri, në Poklek, në Podujevë, në Suharekë, në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël, në Celinë, në Mejë dhe qindra masakra që ndodhën para dhe pas 15 janarit 1999. 

Qytetarë të shumtë u mbledhën prej orës 09:00 për të kujtuar viktimat e masakrës se Reçakut që ndodhi 24 vjet më parë. Kryeparlamentari Glauk Konjufca, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti të shoqëruar edhe nga ambasadori, William Walker, ish-kryesues i Misionit Verifikues në Kosovë në vitet ’99 edhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku kanë bërë homazhe pranë Kompleksit Memorial në Reçak.

Pas nderimeve, liderët morën pjesë në akademinë përkujtimore që mbahet me rastin e 24-vjetorit të Masakrës së Reçakut. Kreu i qeverisç, Albin Kurti njoftoi se Prokuroria ka lwshuar 18 urdhçr arreste pçr persona që dyshohet se morën pjesë në këtë masakër.

Presidentja Osmani u shpreh se 45 civilët e masakruar 24 vjet më parë në Reçak të Shtimes trokasin çdo ditë në ndërgjegjen e secilit për drejtësi.

I pranishëm ishte edhe Ish-shefi i misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker i cili u shpreh se masakra e Reçakut ishte moment kthese për Kosovën.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version