Nesër, në Kalkutë, përgjatë rrugës qendrore Park, do të inaugurohen aktivitetet e një qendre të re për fëmijët e rrugës të Misionarëve të Bamirësisë, urdhri i themeluar nga Nënë Tereza.
Hapja do të përkojë me festimet për të përkujtuar 25 vjetorin e vdekjes së murgeshës me origjinë maqedonase, e shpallur e bekuar nga Gjon Pali II në 2003 dhe e shenjtë nga Papa Françesku në 2016.

“Madre Teresa No Greater love”, është filmi dokumentar që u prezantua në Vatikan në përvjetorin e 25 të vdekjes së Nënë Terezës. Madje Vatikani ka publikuar materiale të rralla të arkivit të urdhërit të saj (Urdhëri i Misionareve të Nënë Terezës) si dhe një monedhë simbolike në kujtim të jetës së Shën Terezës.
“Realizimi i këtij dokumentari ka si qëllim që t’i rrëfej brezave që nuk e kanë jetuar e të rinjve jetën e vërtetë e veprën e Nënë Terezës” është shprehur në Vatikan Patrick Kelly Kavaleri Suprem i Urdhërit të Kavalerierë të Kolumbisë.

Nën regjinë e Davide Nagliere, materiali në rreth 2 orë rrëfen udhëtimin humanitar nga lagjet më të varfëra e problematike të botës, si Bronx, Calcuta, Rio De Janiero, Kenia e përmes rrëfimeve të personave që e kanë takuar dhe i ka ndihmuar përcjell misionin e saj të paqes e shërbimit ndaj njerëzimit e më nevojtarëve të botës.

Ndërkaq monedha e veçantë e cila do të të mbajë portretin e Shën Terezës, është realizuar nga artistja Orieta Rossi e cila ka ditur të sintetizoj figurën e Nënë Terezës ndërsa mban shtrënguar në krah një vogëlush indian, e që përmbledh me tre fjalë veprën hyjnore të shenjtërisë shqiptare; dashurinë, impenjimin e devotshmërinë për t’i shërbyer të tjerëve.

