Së shpejti do të nisë zbatimi i marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për shtetasit e Kosovës të dënuar me dënime alternative në Republikën e Shqipërisë.
Këtë e bëri të ditur ministri i Drejtësisë së Shqipërisë Ulsi Manja gjatë vizitës së tij në Kosovë ku është takuar me homologen e tij Albulena Haxhiu.
Janë gjithsej 284 shtetas të Kosovës që paraqiten çdo muaj në shërbimin e provës në Shqipëri.
“Pas zbatimit të marrëveshjes do të jetë Shërbimi Korrektues në Kosovë që do t’i mbikëqyrë dënimet alternative të shqiptuara nga gjykatat në Shqipëri”.
Kosova dhe Shqipëria synojnë të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në fushën e drejtësisë.
“Jam i bindur që së bashku me Albulenën kemi bërë më të mirën e mundshme që bashkëpunimi ndërmjet dy qeverive tona sa i përket çështjeve të drejtësisë të jetë në nivele të shkëlqyera. Shumë shpejt do ta konkretizojmë edhe njohjen reciproke të provimit të jurisprudencës”.
Shumë shpejt pritet që të konkretizohet edhe njohja reciproke e provimit të jurisprudencës. është diskutuar edhe për dhunën në familje në baza gjinore kryesisht ndaj grave.

