Sot janë shënuar 30 vite nga themelimi i Gjykatës Kushtetuese, por bashkë me urimet janë përcjellë mesazhe të forta nga politika dhe ndërkombëtarrët. Godina që “mbron kushtetutës” që kryeministrit Edi Rama i duket si ngrehinë me dritë-hijet e saj.

Të paktën kështu u shpreh sot gjatë fjalës së tij. Rama rikujtoi përplasjen me institucionin e presidencës ku u shpreh se veprimtaria e Gjykatës Kushtetuese është shpërdoruar nga tollovitja nga aktorë të tretë siç janë ato në politike.
Ndërsa shtoi me ironi se ai edhe kritikonte dhe nuk komentonte çdo vendim, duke nënkuptuar ambasadorët e huaj. Më pas, iku pa pritur që të mbante fjalën e saj, ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.

Yuri Kim ka pasur një mesazh të qartë dhe të prerë për çdo individ që ka dalë hapur kundër Reformës në Drejtësi. Duke folur në 30-vjetorin e themelimit të Gjykatës Kushtetuese, edhe një herë diplomatja amerikane solli në vëmendje presionin, kërcënimet apo tentativat për të blerë gjyqtarë e prokurorë.
Po ashtu sot, edhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha mbajti fjalën përshëndetëse gjatë konferencës dhe vlerësoi punën e kësaj gjykatë përgjatë këtyre viteve, ndërsa shtoi se ajo është promotorë e shtetit të së drejtës.
Tusha nënvizoi në fjalën e saj se jo rrallë herë tensionet politike dhe shoqërore janë zhvendosur në këtë Gjykatë dhe madje retorika politike ka tentuar të të ndërhyjë në pavarësinë e saj e shumë shpesh vendimet e Kushtetueses janë paragjykuar nga Kushtetutës.
Por megjithatë sipas saj, Gjykata Kushtetuese ka funksionuar si zbutëse e përplasjeve institucionale në vend.

