Katër anije të NATO-s kanë mbërritur në portin e Durrësit. Një flotilje e përbërë nga 4 anije luftarake kanë hyrë mëngjesin e sotëm dhe po ankorohen në portin detar të Durrësit. Flotilja përbëhet nga anija komandë dhe 3 anije shoqëruese 2 prej anijeve janë me ekuipazh turk, 1 me ekuipazh italian dhe tjetra me ekuipazh holandez. Anijet për 2 muaj kanë kryer misione në ujërat e detit Mesdhe si dhe në ujërat territoriale të vendit.

Autoritet shqiptare kanë kërkuar nga ato që të ndërmarrin një operacion kërkim-çminimi në zonën e Porto Romanos. 

Komanda e flotiljes që zbarkoi sot në Durrës do të dorëzojë pranë autoritete shqiptare një raport për kërkimin si dhe hartat përkatëse sëbashku me rezultatet. Anijet do të qëndrojnë disa ditë në portin e Durrësit në mënyrë që ekuipazhet e tyre të pushojnë në tokë pas 2 muaj shërbimesh në det.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version