Ashtu siç kishim premtuar sosneës.al zbardh projekt vendimin e propozuar nga Drejtoria e Transportit Rrugor për përdorimin e xhamave të zi në automjete.Ky projekt vendim parashikon ndryshimin e disa neneve rregullores në zbatim të kodit rrugor.

Ndryshimet e propozuara:

  1. Ndalohet qarkullimi dhe regjistrimi në Republikë e Shqipërisë i autoveturave me xhamin e përparmë të errësuar me përjashtim të autoveturave që kanë të errësuar një shirit në pjesën e sipërme të xhamit të përparmë , me gjërësi deri në 13 cm i cili lejohet të ketë deri në 75 errësim.
  2. Ndalohet qarkullimi dhe regjistrimi në Republikën e Shqipërisë i autoveturave me xhama të përparmë anësorë të errësuar mbi masën 25%, përkatësisht xhami anësor në të majtë të drejtuesit të mjetit dhe xhami anësorë në të djathtë të pasagjerit në ndenjësen paralel me atë të drejtuesit të mjetit.
  3. Ndalohet qarkullimi dhe regjistrimi në Republikën e Shqipërisë i autoveturave me xhama të errësuar me efekt pasyrë apo me ngjyra dhe mbulimi i elementëve sinjalizues dallues.
  4. Lejohet qarkullimi dhe regjistrimi në Republikën e Shqipërisë i autoveturave me xhama të pasmë anësorë dhe xhama të pasmë fundor të errësuar deri në masën 75% me material të prodhuesit ose shtresë errësuese. Lejohet vendosja e perdeve në xhamat e pasmë anësorë, në rradhët mbrapa ndenjëses së drejtuesit të mjetit kur janë fabrikim i prodhuesit të mjetit ose prodhime të tregut të aksesorëve të autoveturave.

Ky projekt vendim ngarkon me detyra specifike Drejtorinë e Transportit Rrugor dhe Policinë e Shtetit për sigurimin e pajisjeve elektronike të kontrollit të masës së lejuar të errësimit, për zbatimin e këtij vendimi. Gjithashtu parashikon që VKM nr.763, datë 06.12.2005 “Për një ndryshim në rregulloren për zbatimin e Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë”, shfuqizohet..sosnews,.al

VKM e re, xhamat e zinj do të lejohen në makina (dokumenti)

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version