Një 49-vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti në Chieti  të Italisë. Mediat italiane bëjnë me dije se viktima është Roland Muça, baba i dy fëmijëve dhe jetonte në qytetin e Francavilla-s.

Raportohet se shqiptari ishte duke kaluar rrugën për të mbledhur hurma në një pemë, kur u përplas nga një makinë. Aksidenti rezultoi fatal. Autori është një 65-vjeçar, ndërsa identiteti i tij apo inicialet nuk janë bërë të ditura.

Menjëherë pas përplasjes, 45-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version