Kryeministri, Edi Rama, ka bërë me dije përmes një postimi në facebook, se duke filluar nga data 1 nëntor do të nisë aplikimi për vendosjen e paneleve për ngrohjen e ujit për konsumatorin.

Rama nënvizon se 70% e shpenzimeve do të subvencionohet nga Agjencia për Efiçencën e Energjisë. Sipas tij kjo ndihmë është pjesë e planit të qeverisë për mbështetjen e konsumatorit ndaj krizës energjitike.

“Qeveria Shqiptare do vazhdojë të mbështesë dhe të mbrojë konsumatorin në këtë situatë krize energjie globale.

70% subvencionim nga Agjencia për Efiçencën e Energjisë për panelet me ngrohje diellore”, shkruan Rama.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version