Policia ka shpallur në kërkim 37-vjeçarin që qëlloi me armë zjarri mbi dy efektivët e Policisë Narko Mehmetaj dhe Angjelo Bezhani mbrëmjen e djeshme në lagjen “Partizani” në Vlorë.
Autori, sipas Policisë përdor 3 emra të ndryshëm. Sipas informacioneve bëhet fjalë për Diego Haxhiraj alias Teki Haxhiraj alias Diego Hanaj,

37-vjeçari nuk është një emër i panjohur për Policinë pasi në janar u plagos në dorë nga disa persona që po e prisnin poshtë pallatit ku banonte.
Në datën 5, Diego Haxhiraj është goditur me armë zjarri, në lagjen “Pavarsia”, ku ka mbetur i plagosur në dorë, pavarësisht se ishte qëlluar me breshëri kallashnikovi. Por në momentin që u shoqërua në Komisariatin e Vlorës, nuk dha asnjë detaj për personat që mund të kishte konflikte e që mund të kishin shtënë kundër tij. Në dëshminë e Diego Hanajt për efektivët e policisë, 36-vjeçari është shprehur se sapo ishte kthyer nga Holanda.
Sipas informacioneve policia ka arritur të gjejë mëngjesin e sotëm mjetin e autorëve të braktisur afër zonës ku dhe ndodhi sulmi me armë.





Siç raportohet gjetja e mjetit është bërë e mundur falë targave të cilat ishin të rregullta.
Kamerat e sigurisë të ndodhura në atë rrugë kanë kapur momentin kur dy autorët kanë dalë nga mjeti dhe janë larguar në këmbë.
Policia deri më tani ka shoqëruar 8 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen ndërkohë që identiteti i autorëve ende nuk është bërë i ditur nga blutë e Vlorës. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen “Partizani” në Vlorë. Dy efektiviët, Angjelo Bezhani dhe Narko Mehmetaj kanë qenë jashtë shërbimit në momentin e sulmit dhe lëviznin me një mjet privat i cili ishte me xhama të zinj dhe pa targa. Ata fatmirësisht nuk morën plagë nga plumbat e qëlluar drejt tyre.
