Në 10 transferimet më të shtrenjta të kësaj vere në Europë, 7 lojtarë u blenë nga klubet e Premier Ligës.
Blerja më e shtrenjtë e kësaj vere ishte ajo e Junajtidit për sulmuesin e Ajaksit, Antoni: “Djajtë” paguan 85.5 milionë paund.
Në vend të dytë renditet transferimi i Darvin Nunjezit nga Benfika në Liverpul për 85 milionë paund.
Në vend të tretë renditet Çuameni, për të cilin Reali i pagoi Monakos 72 milionë paund.
Pastaj vijon me Uesli Fofananë, për të cilin Çelsi shpenzoi 69.5 milionë paund për transferimin e mbrojtësit nga Lestëri.





Transferimet e tjera më të shtrenjta janë Kasemiro (Real-Junajtid) 64 milionë paund;
- Mark Kukureja (Brajton-Çelsi) 62 milionë;
- Aleksander Isak (Sociedad-Njukasëll) 60 milionë;
- Matajs de Ligt (Juventus-Bajern) 60 milionë;
- Riçarlison (Everton-Totenhem) 60 mln;
- Rafinja (Lids-Barcelona) 56 milionë.

