Komisioni i Posaçëm Parlamentar “Për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë”, diskutoi sot në një seancë dëgjimore me Fatlum Nurja, ekspertin e projektit Bashki të Forta lidhur me problematikat që kanë sot qeverisjet vendore.
Opozita në këtë komision ka ngritur shqetësimin për fryrjen e administratës së qeverisjes vendore me ‘patronazhistë’, çka bën që taksat e qytetarëve të shkojnë për paga dhe sigurime shoqërore, në vend të rritjes së shërbimeve ndaj tyre.

Dhurata Çupi: Shtimi i patronazhistëve, janë bashki politike atipike 4 vjeçarin e fundit. Këtu ka rezultuar që bashkitë u kthyen në drejtori të kryeministrit, ka bashki që i është dërguar diçka më shumë dhe ka bashki që s’kanë marrë fare ndihmë financiare.
Gjatë këtyre viteve 7-8 milionë euro janë investuar për zonat rurale, ky është shqetësimi që ne deputetët e opozitës na prek se ke zona rurale të pa prekura në asnjë lloj shërbimi publik.
Ne të opozitës themi po të rritet numri i bashkive e t’u shërbehet atyre qytetarëve, të jenë bërë investimet kemi luksin të mendojmë pastaj 1 bashki apo 2 bashki në gjithë vendin por jo sot.

Xhelal Mziu: Në katër vitet e fundit pushteti vendor ka qenë jetim dhe për shkak të mungesës se partnerit më të rëndësihsëm që ishte USAID.
Në 6 bashkitë e mëdha 53-55% të buxhetit të tyre, Durrësi, Elbasani, Fieri e Vlora shpenzojnë për paga e sigurime shoqërore, është katastrofike. 8 vite implementim, a kemi kohë të bëjmë eksperimente?
Kemi eksperiencë, Kosova 13 vite shtet ka qeverisje më të suksesshme se sa ne, dinë të menaxhojnë dhe krizat. Bëjmë një copy paste të funksionimit të pushtetit vendor të Kosovës e ta implementojmë në Shqipëri.

