Pak orë pasi Këshill i Ministrave miratoi në mbledhjen e VKM-në, për ndërtimet pa leje, e nisi aksionin nga zona e Farkës operacionin e konfiskimit të kateve e të metrave shtesë të ndërtuara në shkelje të ligjit e të lejes së ndërtimit.
Zv.kryeministrja Belinda Balluku ishte e shoqëruar nga drejtoresha e IKMT-së dhe drejtori i Policisë, pranë një ndërtese që tha se “është shembulli më flagrant, simbolikë e shkeljes së ligjit, nëntë kate ndërtim pa asnjë letër”.

Për Ballukun ngelet një mister se si ka ndodhur që kryeqyteti është mbushur me ndërtime pa leje dhe shprehet se se do të ketë hetime për secilin veprim që është bërë apo nuk është bërë nga institucionet që kanë për detyrë të mbrojnë territorin.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë theksoi se ndërtuesit mund t’i parablejnë katet apo metrat pa leje me një çmim të indeksuar mbi çmimin real të tregut dhe paratë e përfituara do të derdhen në fondin e shpronësimeve të Unazës së Re. Investitori mund dhe t’i dhurojë, që të përdoren si apartamente për strehim social apo mjedise zyrash për institucionet.
Ndërkohë për të gjitha rastet ka edhe një gjobë për çdo metër katror dhe për rastet kur ndërtuesi nuk pranon opsionet parablerje apo dhuratë që çojnë në ligjërimin e shtesave për arsye sociale, ai ndiqet edhe penalisht sipas ligjit.
Ministrja e Infrastrukturës theksoi se aksioni ka nisur nga Tirana por do hapet në çdo qytet e vend, për ato ndërtesa që janë ndërtuar me qëllim fitimin.

