Sistemi i Policisë së Shtetit ka rënë pre e një sulmi kibernetik, që sipas të dhënave të autoriteteve shqiptare, besohet se ka ndodhur nga Irani pasi është i ngjashëm me sulmin ndaj e-Albania në muajin Korrik.
Sistemi TIMS nëpër doganat shqiptare është aktualisht i mbyllur. Po kështu edhe sistemet e tjera të Policisë së Shtetit janë të bllokuara.
Ishte vetë Kryeministri Edi Rama që konfirmoi se pas bllokimit të sistemit TIMS fshihet Irani apo aktorë të lidhur me këtë shtet.
Në mesazhin që hakerat iranianë kanë lënë, shkruhet: “Shqipëria ende po paguan për aktet terroriste të kultit MEK në Durrës. Dhe kjo lojë do të vazhdojë”.
Por hakerat iranianë nuk janë mjaftuar më kaq, ata kanë publikuar edhe video të kamerave të sigurisë së Policisë së Shtetit.
Sistemi TIMS vijon të jetë i bllokuar dhe ende po kryhet asnjë veprim në kompjutera, teksa ekspertët shqiptarë në bashkëpunim me partnerët po punojnë për ta rikthyer në funksionalitet.

