Një ditë më parë, gazeta meksikane “El Universal” shkruante se karteli i Sinaloas ka lidhur aleancë me mafien shqiptare dhe është duke pastruar masivisht para në Shqipëri. Në artikull shkruhej qartë se Ismael Zambada García, i njohur si El Mayo, ka krijuar lidhje të ngushta me vëllezërit shqiptarë Luftar, Arben, Fatos dhe Ramiz Hysa. Këta të fundit, vëllezërit Hysa janë të lidhur me Besnik Lulajn, pronarin e “Marina Bay”.
Megjithatë duket se të gjithë i kanë “krahët e ngrohta”, ndoshta edhe për shkak të miqësisë së ish-deputeti gjermani CDU-CSU, Mark Haupman. Ky i fundit, është kapur nga Dosja.al në vitin 2020, duke dalë nga Kryeministria së bashku me Luftar Hysën. Megjithatë duket se kemi treguar në shumë raste që mikpritjen e kemi pikën më të fortë.
Besnik Lulaj, pronari i Marina Bay në Vlorë i paska siguruar edhe vendin për dasëm deputetit gjerman. Madje pamjet i ka ndarë Taulant Balla në Facebook, në 10 shtator.
“Kolegu im në Bundestagun gjerman Mark Hauptman vendosi ta bëjë dasmën e tij në Vlorë. Patjetër nuk munguan këngët dhe vallet shqiptare,”-shkruan Balla, duke lënë të kuptohet se ku dhe si e ka siguruar vendin e dasmës gjermani.
Lulaj duket se për një ditë resortin e tij, në mënyrë që të shijonte ditën speciale. Por si u siguruan të ardhurat për këtë dasëm, e çne gjithë kjo dashamirësi e Lulajt për një ish-deputet gjerman që nuk e lidh asgjë me Shqipërinë.

