Një tjetër krim në familje ka ndodhur gjatë mëngjesit të së dielës.
Arjol Llapushi 40 vjeç nga Gramshi, banues në Kodër Kamëz në rrugën “Fredi Shega”, në oborrin e banesës së tij, për motive të dobëta ka goditur me mjete prerëse vëllanë e tij, shtetasin Ladi Llapushi, 48 vjeç, banues në Kodër Kamëz.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Dhunë në familje”, parashikuar nga nenet 89 dhe 130/a të Kodit Penal./sosnews

