‘Rrjedhin’ dokumente sekretë nga Policia e Shtetit. Hackerat iranianë duket se kanë depërtuar ‘thellë’ në arkivat e shtetit.
Është tentuar vrasja e disa personave, mes tyre ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Por nuk ishin të vetmit. Veç tyre ishte tentuar eliminimi i Ismet Haxhës dhe Xhavit Halitit, dy zyrtarë në Kosovë. E gjitha për të krijuar përplasje në Kosovë.
Po ashtu janë siguruar informacione edhe për qarkullimin lirshëm të Talo Çelës në Tiranë. Ai ka ardhur dhe ka takuar Ervin Matën, një prej protagonistëve të vrasjes në ish-Bllok, ku mbeti i plagosur Ervis Martinaj.

