Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja i është përgjigjur deputetes së PD Jorida Tabaku, pasi kjo e fundit nga salla e Kuvendit, shtroi pyetjet se ku ndodhet drejtësia sot dhe pse u bë reforma në Drejtësi.
Ulsi Manja: Shumë shkurt një përgjigje që duhet t’i shërbejë kësaj salle dhe kolegëve. Kolegia Tabaku pyeti pse e bëmë reformën në drejtësi dhe ku është drejtësia sot. E para, e bëmë që në këtë sallë të mos flitet më për drejtësinë, që politika të rrijë larg politikës, sepse deri dje ishte në këmbët e politikës dhe u desh vullneti i kësaj shumice që ajo të jetë e pavarur, s’ke pse e bën këtë pyetje në këtë sallë. E dyta, drejtësia sot po bën detyrën dhe nëse keni raste konkrete ku është ndërhyrë hapur tek drejtësia, është mirë t’ua thoni shqiptarëve në këtë sallë. Ndryshimi jonë me ju në raport me drejtësinë edhe si dita me natën.

