Sali Berisha ka bërë deklarata të forta nga selia blu. Në komunikimin e përjavshëm me gazetarët, Berisha tha se kryeministri Edi Rama është në hetim ndërkombëtar.
Berisha tha se në një email të Mec Gonigal, i cili po hetohet nga FBI, është gjetur një komunikim me Edi Ramën. Ndërsa e akuzoi edhe për ndëhyrje në drejtësinë shqiptarë, duke përmendur dosjen e lobimeve ruse të Lulzim Bashës. Sa i përket sulmeve kibernetike, Berisha tha shkatërrimi i infrastrukturës digjitale erdhi nga hakera iranianë, nga vetë qeveria, rusë dhe serbë. Kjo sepse ka biseda të qeveritarëve me grupe kriminale.

Madje përmendi edhe shkarkimin e ish-kryepolicit, Gledis Nano. Numri një i PD-së pretendon se iku për probleme të Belinda Ballukut. Sa i përket aksionit politikë, Berisha paralajmëroi një vjeshtë “të nxehtë” me protesta dhe me greva. Sigurisht që në bashkëpunim me Partinë e Lirisë dhe aleatin Ilir Meta.
Ndërsa për reformën territoriale, u shpreh se nuk i besonte propozimit të PS për dakordësimin e shtimit të bashkive, por mbetet i hapur për negociata.

