Gjatë orëve të natës është djegur një mjet në Bilisht. Raportohet se mjeti i djegur tërësisht, është në pronësi të Deizi Arapit, vajzës e cila përfundoi në komisariat javë më parë për prishtje qetësie. Kjo është hera e dytë që 27-vjeçares i djegin makinën. Në vitin 2018-të Arapit i kanë djegur makinën tip “Smart”. Hetimet në atë kohë bënë me dije se djegia e mjetit mund të ishte bërë për hakmarrje mes vajzave. Nuk dihet nëse arsyeja e djegies së mjetit është bërë për të njëjtin motiv.
‘Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:20, në qytetin e Bilishtit, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz”, në përdorim të shtetases D. A., banuese në Bilisht, i cili ishte i parkuar para banesës.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.‘- njofton policia.
27-vjeçarja u arrestua një muaj më parë nga policia e Beratit pasi u denoncua për prishtje të qetësisë publike. Po ashtu, u procedua për të njëjtën vepër edhe motra e saj 23-vjeçare. Dy vajzat e reja bërtitën në qytet teksa po udhëtonin me automjetin e tyre, duke shqetësuar në këtë mënyrë qytetarët e tjerë në orët e vona të natës.
Gjatë shoqërimit për në Komisariat, ato fyen dhe kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë, gjatë ushtrimit të detyrës.

