Drejtuesi i një motori ka gjetur vdekjen pasi u përplas pasditen e sotme në aksin rrugor Kavajë teksa një tip “Benz”, me drejtues shtetasin L.E., 46 vjeç është përplasur me mjetin tip motorr (pa targa).
Drejtuesi i mjetit tip motor, N.S., 64 vjeç, ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa bashkëshortja e tij, shtetasia Sh.S., 60 vjeçe (pasagjere në motor) është dëmtuar rëndë dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Durrësit.
Drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi L.E., është shoqëruar në ambientet e policisë Kavajë për veprime të mëtejshme proceduriale.

