Skënder Hitaj është emëruar Drejtor i ri i Policisë së Durrësit. Hitaj, është emri i parë i propozuar nga Muhamet Rrumbullaku, për drejtor qarku. Prezantimi i tij në këtë detyrë do të bëhet ditën e sotme. Ai ka mbajtur më herët postin e drejtorit të qarkut Dibër, ndërsa zëvendëson në këtë detyrë ish-drejtorin Neritan Nallbati.
Po ashtu, në Dibër është emëruar Drejtor i Policisë Dhimitraq Ziu, i cili mbante deri tani postin e zv.drejtorit për Rendin në Durrës.
Rrumbullaku pritet të bëjë të tjera ndryshime në rang drejtorie dhe komisariate në vend.

