Shkolla ”Ndrec Çupi” Krujë ka pritur këtë vit të ri arsimor 150 nxënës të klasave nga e para deri në të nëntën. Por kushtet në të cilën janë detyruar të shkojnë në shkollë këta fëmijë ka shqetësuar prindërit. Ata lëshojnë alarmin sos për gjendjen e mjerueshme dhe mungesën e kushteve higjenike në ambjentet e brendshme dhe mjedisin përreth. Një pjesë e nxënësve nuk kanë as karrike ku të ulen . Ndërsa gropa septike e ujrave të zeza është vetëm 5 metra larg çezmës së ujit të pijshëm.
Prindëri 1: këtu është gropa e banjos dhe shpimi i ujit për të pirë ujë fëmijët është 5 metra larg. Nuk e dijmë kush e ka hapur, kjo është e rrezikshme.
Prindëri 2 : Banjo nuk ka , roje nuk ka, asnjë kusht nuk ka, kur nuk ka kushte atëherë përse duhe ti sjellim fëmijët në shkolla,
Prindërit 3: Nuk kemi vërjetje prindërit. Por ambjentet e shkollës janë skandaloze, fëmijët mund të marrin sëmundje nga papastërtia.
Mungon rrethmi i shkollës. Vijnë të rriturit dhe futen duke pirë alkool dhe zihen me njëri tjetrin dhe shahen me fjalë të pistaqë i dëgjojnë fëmijët. Unë fëmijët i sjellë për edukatë dhe jo për tu çedukuar. Nuk kemi ngel ku të ankohemi.
Prindëri 4: Kam një gocë, sikur shihet pamja brenda dhe jashtë këtu është skandal, japim kontribute dhe gjendja e njëjtë, në këto kushte duhet ti mbajmë fëmijët në shtëpi.

