Del fotoja e parë nga vendi ku mendohet se është vrarë Radoje Zvicer. Mediat vendase kanë nxjerrë pamje nga një zonë e rrethuar me shirita policie, ku po merren edhe provat e para nga vendi i krimit. Sipas tyre, është qëlluar për vdekje një burrë me nofkën ‘Yai’ ,40 dhe 45 vjeç, teksa po ecte ngadalë nëpër Veradón. Po ashtu shtojnë se fqinjët kanë mbyllur gojën.
“Për momentin nuk dihen detaje të tjera të këtij krimi, pasi banorët refuzojnë të japin informacion. Mësohet vetëm se viktima është qëlluar brenda mjetit të bardhë që drejtonte. Në vendngjarje kanë dalë njësitet e Policisë Kombëtare, të cilat vendosën shiritin e verdhë për të përcaktimit të vendit të krimit dhe për të ruajtur çdo provë të lënë nga ai apo vrasësit,”-shkruhet në mediat e huaja.
Lajmi për vrasjen e Radoje Zvicer u përhap në gjithë rajonin dhe disa media serbe raportuan se ai ishte vrarë. Nuk ka ende një konfirmim nga policia për identitetin e viktimës, ndërsa avokati i familjes Zvucer ka folur për Kurir dhe ka mohuar që klienti i tij të jetë vrarë.

Kush është Radoje Zvicer?
Radoje Zvicer, personazhi misterioz, lideri i klanit të Kavaçit mendohet se është personi që ka porositur ekzekutimin e shqiptarit Ergys Dashi në Ekuador. Bashkëpunimi mes dy klaneve, atij “Kavaç” dhe mafias shqiptare në Ekuador ka nisur kohë më parë por tashmë është shkatërruar, për shkak të përplasjes në dominimin e tregut të kokainës. Arsyeja lidhet me një dyshim se grupi shqiptar i drogës spiunoi tek policia, e cila kapi një ngarkesë të madhe droge të klanit Kavaç, duke bërë që të nisë përballja. Policia kapi ngarkesën dhe serbët nisën hakmarrjen. Gjithsesi për vrasjen e Dashit nuk është vënë askush në pranga e tashmë fokusi është kthyer tek lideri i klanit Kavaç.
Kreu i klanit “Kavaç”, Radoje Zviter, konsiderohet si një nga kontrabandistët më të mëdhenj të kokainës në botë. Emri i tij është përmendur për herë të parë në vitin 2017, kur në YouTube u publikua një video 15-minutëshe me informacione të detajuara për “klanin Kavac”, kreun e këtij grupi dhe anëtarët e tij. Radoje Zvicer ka qenë në qendër të lajmeve në mediat serbe, pasi është shpallur në kërkim si personi që do t’i bënte atentat presidentit serb, Aleksandër Vuçiç./Dosja.al

