Oficeria e Policisë së Shtetit M.D.,është pezulluar nga detyra për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se punonjësja e policisë, me detyrë Specialiste Informacioni dhe për marrjen e kallëzimeve në Seksionin e Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë nr.1 Tiranë, ka qenë më parë e dënuar me 18 muaj burg për veprën penale “Shpërdorim detyre.”
Këtë dënim ajo nuk e ka bërë të ditur gjatë plotësimit të formularit të dekriminalizimit për punonjësit e shtetit, duke shënuar në formular si e padënuar.
Gjykata në bazë të dhënave ka vendosur caktimin e masave shtrënguese “Mosushtrim i detyrës” dhe “Detyrim paraqitjeje pranë Policisë Gjyqësore” për oficeren.
Kjo masë është marrë nën akuzën për veprën penale të “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve zyrtarë”.sosnews.al

