Arrest me burg pa afat, ka dhënë Gjykata e Durrësit për 3 nga 14 të arrestuarit të dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Ndërsa trupi gjykues rrezoi kërkesën prokurorisë për shpallje moskopetencë lëndore dhe kalimin e dosjes për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit.
Për dy vëllezërit Gentjan dhe Indrit Beqiraj, të cilët nëpërmjet dëshmisë nxorën në dritë një tjetër rrjet për kryerjen e krimeve me pagesë në Shqipëri, trupi gjykues vendosi masën e sigurimit personal arrest me burg. Arrest me burg pa afat u dha edhe për Flamur Bejkon punonjës i burgut.
Gazetarja Enkeleda Arapi raporton se në sallën e gjyqit vëllëzërit Beqiraj kanë mohuar të kenë njohje me të gjithë personat e arrestuar, por kanë pohuar se janë pjesë e një grupi kriminal dhe persona të tjerë janë të implikuar.

Burg me afat 45 ditë u dha për Pellumb Hoxha, Idajet Hoxha, Armand Dalipi (Daka), Fatjon Myrta, Blerim Elezi, Gentian Sheshi, Kujtim Deliallisi, Albano Hajdari, Armando Lama dhe Altin Celami, pasi provat e paraqitura nga organi i akuzës nuk kanë qenë bindëse për të caktuar masës e sigurisë “arrest me burg pa afat”. Ndërsa Fatjon Hajdari u la i lirë për mungesë provash.

Mbi të arrestuarit rëndon akuza e “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Gjatë seancës me dyer të mbyllura mësohet se janë krijuar debate të forta në dy raste, në fillim të nisjes së saj dhe me më pas me ardhjen e dy vellezërve në sallën e gjygit. Debatet e krijuara ka bërë që seanca të ndërpritet nga gjyqtari i çështjes Petraq Curri deri në qetësimin e situatës.
Krahas të arrestuarve, policia ka shpallur në kërkim pesë shtetas të tjerë, Agron Bejdolli, Aleksander Laho alias Pellumb Muharremi, Dritan Ferra alias Dritan Muça alias Dritan Prifti, Alban Skonja, Kevin Zeneli alias Kevin Suçi.
Ndërsa procedim penal ka nisur edhe Kasander Noga, i arrestuar në Belgjikë, që rezulton në një rast të jetë financues për vrasjen e shtetasit Geron Hasanbelliu, ka bashkëpunuar edhe me persona të tjerë që kanë kërkuar dhe financuar ekzekutimin e Arben Mërkuri i njohur ndryshe me psedonimin Maneci.
Seanca për caktimin e masave për të arrestuarit në kuadër të operacionit “Porositësi” ka zgjatur rreth 4 orë. /tvklan.al

