Kevin Nuredini 23 vjeç; Ervis Sejko 35 vjeç dhe Mexhit Hyskaj 40 vjeç, të tre banues në Vlorë kanë mbetur të plagosur me thikë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Vlorë, në lagjen “28 nëntori” këtë mbrëmje. Rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta.
Paraprakisht raportohet se Mexhit Hyskaj 40 vjeç është futur brenda një berberaneje dhe në gjendje të dehur ka qëlluar me thikë dy punonjësit Kevin Nuredini 23 vjeç e Ervis Sejko 35 vjeç. Më pas, Hyskaj ka qëlluar edhe veten me thikë. Autori është dërguar në spital bashkë me dy të rinjtë ku iu vunë dhe prangat.
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 06.10.2022, rreth orës 20:40, në lagjen “Lef Sallata”, pranë shkollës “24 Maji”, dyshohet se shtetasi M. A, si pasojë e një konflikti të çastit, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasit E. S., 35 vjeç dhe K. N., 23 vjeç, të dy banues në Vlorë, të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimit e Policisë kanë kapur menjëherë autorin e dyshuar, shtetasin M. A., 40 vjeç, dhe e kanë transportuar për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

