Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se largimi i Gledis Nanos nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit u bë në mënyrën më mafioze.
Në konferencën e përjavshme me gazetarët, të cilën e zhvilloi në Gjirokastër, Berisha akuzoi Ramën dhe Çuçin se janë të lidhur me krimin.

Sa i takon shkatërrimit të sistemit TIMS dhe Memex, Berisha u shpreh se kjo u bë me qëllim për të zhdukur gjurmët e lidhjes së politikës me krimin.
“Vetëm shkatërrimi i sistemit të TIMS dhe Memex ka bërë të mundur që në vend të futen qindra kriminelë për qëllime të mbrapshta. Qindra të tjerë janë larguar dhe duhet të futeshin në burg.
Ky është një operacion brenda sistemit, që kishte një qëllim të zhduke gjurmët e lidhjes së politikës me krimin.
Të zhduke gjurmët e Ballës, 54 herë me një supertrafikant. Të zhdukë gjurmët e thasëve me euro që këta kriminelë u kanë dorëzuar politikanëve. Kishte qëllim vendosjen e vendit nën urdhrat e krimit.
Një polic që ishte një lloj pengese, duket se nuk kishte lidhje me krimin, u largua në mënyrën më mafioze nga detyra e tij. Shqiptaret në mënyrë absolute nuk morën vesh asnjë argument pse kryepolici u largua nga detyra.
Përveç lidhjeve të Çuçit me Ramën. Përveç rënies së tij në hekur të nxehtë. Lidhje të krimit të Ramës dhe të Cucit me bandat kriminale”, tha nder te tjera Berisha.

