Policia është në kërkim të një 48-vjeçari shqiptar i cili është arratisur nga Qendra e Paraburgimit në Fthiotidë ku vuante dënimin e përjetshëm. Sipas mediave greke, i burgosuri në fjalë ka shfrytëzuar lejen e rregullt që kishte siguruar dhe do të kthehej më 6 tetor. Mirëpo, ai nuk ka respektuar detyrimin e tij, për çka është vënë në dijeni burgu dhe tani është klasifikuar si i arratisur.
48-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, është dënuar pasi dyshohet se është anëtar i një organizate kriminale droge.

