Një denoncim për vjedhje ka ardhur në orët e para të mëngjesit nga qyteti Kavajës.
3 persona (të paidentifikuar),kanë hyrë në banesën e A.K.,banues në lagjen nr. 1,ku i kanë vjedhur një shumë parash, e në tentativë për t’u larguar e kanë goditur me mjete rrethanore pronarin e banesës, i cili ka marrë lëndime të lehta.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

