Regjisorja e programit “Më lër të flas’, Jona Hasija mësohet se është larguar nga emisioni i vëllezërve Donald dhe Romeo Veshaj në Top-Channel.
Shkak është bërë një sherr me tone të larta mes regjisores dhe vëllezërve Romeo dhe Donald Veshaj për arsye banale.
Gjatë provave të programit ku Donaldi dhe Romoe do të intervistonin moderatoren Bora Zemani, Donaldi ka shkëmbyer replika me tone të larta me regjisoren, dhe sipas burimeve të sosnews.al, arsyeja ka qenë lëvizja e një tavoline.

Hasija është një nga regjisoret e talentuara dhe me eksperiencë në media dhe television. Hasija për shumë vita ka punuar si regjisore e programit të Eni Vasilit “Open’.
Regjisorja është shprehur e indinjuar për arrogancën e treguar nga vëllezërit Veshaj, duke mos dashur të vijojë bashkëpunimin me ta, por është shprehur se do të vijojë me programe të tjera në Top-Channel.

Pozicioni i regjisorit tashmë i është besuar Redi Trenit, siç vihet re dhe në titrat e emisionit “Më lër të flas’.


Kohët e fundit është përfolur për një romancë mes Romoes dhe pronares së Top-Medias, Lori Hoxha, ç’ka lë të kuptohet se tashmë vëllezërit Veshaj kanë forcuar pozitat e tyre në Top-Channel.

