Një tjetër mesazh ka ardhur nga grupi në Telegram i “Homeland Justice”. Kësaj here duket se i kanë ndjekur me vëmendje deklaratat e qeverisë duke kërkuar para në këmbim të të dhënave që kanë mundur të marrin nga “Deep Sea”. Sipas tyre, me këto të dhëna, qeverisë së Shqipërisë i hapet “Kutia e Pandorës”, pasi pretendojnë se kanë rreth 100 mijë emra dhe të dhëna, por ende nuk kanë nxjerrë asgjë. Të gjitha, sipas tyre, janë për blerje me gjysmë bitcoini.

Kutia e Pandorës” është hapur, qeveria arrogante vazhdon të mohojë në mënyrë të dëshpëruar të vërtetën. “Deep Sea” përfshin të gjitha informacionet e mundshme për çdo person me ndonjë histori kriminale. Ai përfshin informacione të hollësishme të historisë, vendndodhjen dhe kontaktet aktuale të njohura, raporte të detajuara të bëra nga agjentët e policisë, gjithashtu informacione të këtyre agjentëve të policisë. Rreth 100,000 emra janë në këtë sistem, të dhënat e pasaportës dhe informacionet e udhëtimit janë bashkangjitur gjithashtu. Përmban më shumë se 20 baza të të dhënave të vogla brenda. Kontaktoni @HomelandJustice për të blerë informacione,”- shkruhet ndër të tjera.
*Deep Sea- Program që përdoret dhe menaxhohet nga Policia e Shtetit dhe ka të dhëna nga institucionet e huaja./Dosja.al

