Kenado Shira është 17-vjeçari që ka mbetur i vrarë si pasojë e përplasjes me armë të ndodhur këtë mesditë në Klos. Mësohet se i mituri ka qenë bashkë me të atin në një lokal dhe një tjetër person, kur janë përballur me pjesëtarë të fisit Mjeshtri, me të cilët kanë pasur konflikte prej kohësh.

Konflikti ka agravuar në përdorimin e armëve dhe si pasojë e të shtënave ka mbetur i vrarë 17-vjeçari Kenado Shira e është plagosur babai i tij. I plagosur është edhe një tjetër person. Dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e Burrelin, ndërkohë që mësohet se është shpallur në kërkim Besnik Mjeshtri.
Identifikimi i autorit është bërë pas marrjes së dëshmive të banorëve që kanë parë përplasjen me armë, por emri nuk i është bërë ende publik.
Përplasja ka ardhur pas konflikteve që kanë pasur prej kohësh dy fiset Mjeshtri e Shira.

