Prokuroria e Posaçme kërkoi shpalljen të fajshëm dhe dënimin me 15 vjet burg të shtetasit Iranian, Bijan Pooladrag për dyshimet se ka ushtruar veprimtari spiunazhi në vendin tonë dhe ka bashkëpunuar me individë që financojnë terrorizmin.
Pooladrag do të përfitojë ulje të dënimit në 10 vjet nëse shpallet fajtor për shkak të gjykimit të shkurtuar që iu pranua më herët nga Gjykata, ndërkohë gjatë 2 viteve hetime ka mohuar akuzat.
Por SPAK thotë se hetimet treguan që ai është pjesë e një celule spiunazhi që vepron në Shqipëri prej disa vitesh dhe janë angazhuar për akte terroriste kundër muxhahedinëve, të njohur si opozita iraniane të cilët strehohen në një kamp në Manzë të Durrësit.

Ai u arrestua në verën e 2020-ës pas denoncimit të një qytetare e cila kishte kuptuar se shtetasi Iranian I kishte marr kontrollin e rrjetit social instagram dhe nëpërmjet profilit të saj dërgonte informacione personave të tjerë.
SPAK thotë se ka identifikuar edhe bashkëpunëtor të tjerë të tij në Shqipëri, të cilët i ka nën hetim dhe ka cilësuar dosjen ndaj tij si sekret edhe pse është në gjykim.

