Janë zgjeruar në trekëndëshin Tiranë-Elbasan-Vlorë,hetimet e policisë së Tiranës për dy të rinjtë që transportonin tre bombat arizanale të përgatitura me celularë.
Policia ka deklaruar se është e përqendruar në gjetjen e identifikimin e personave të tjerë që janë të lidhur në këtë aktivitet.
Nga marja në pyetje e Jurgen Muhos dhe Eraldo Kataroshit,policia ka zbuluar se Jurgen Muho i kishte marë bombat në Elbasan për porosi të Eraldo Kataroshin.
Muho ka deklaruar se ai nuk e dinte se çfarë përmbanin pakot,ai veç duhet të shkonte në Elbasan dhe tia jepte pakot në Tiranë Eraldo Kataroshit.
Policia dyshon se bombat janë prodhuar në Vlorë në mënyrë artizanale nga një person që policia ka informacione dhe e mban në vëzhgim.
Kataroshi,sipas policisë kishte biseduar për të shitur bombat për 3 mijë euro,por më vonë kishte pranuar ulje të cmimit nga 1200 deri në 1500 euro.sosnews.al

