Prokuroria e Burrelit ka kërkuar ekspertimin e celularëve të dy 17-vjeçarëve Kenado Shira dhe Renato Hasula që kërcënonin e shantazhonin bashkëmoshataren e tyre, sherr që solli dhe masakrën e Klosit. Kjo, për shkak se dy adoleshentët dyshohet se kanë fshirë të gjitha mesazhet e bisedat, të cilat mund të vërtetonin se akuzat e ngritura nga vajza, e cila u shpreh para grupit hetimor se Shira e Hasulaj (djem tezesh) e kishin kërcënuar e dhunuar, qëndronin.
Të dy celularët ndodhen në laborator, ndërsa Renato Hasulaj dhe babai i tij Eglantin Hasulaj, vijojnë të qëndrojnë në spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve. Ata mbetën të plagosur në masakrën e Klosit që ndodhi mesditën e 12 tetorit, e cila përfundoi me viktima.

Ngacmimet dhe shantazhet e vazhdueshme janë bërë shkak për nisjen e përplasjes mes dy palëve, familja e vajzës, babai Fiqiri Mjeshtri e xhaxhallarët Besnik e Bashkim Mjeshtri, familja Shira, Kenado e Liri Shira si dhe familja Hasulaj, Renato e Eglantin Sulaj.
Fiqiri Mjeshtri i mbështetur nga vëllezërit u ul në një kafene në qendër të Klosit dhe vuri kusht që një nga familjet, Shira ose Hasulaj do t’ia merrnin vajzën për nuse pasi i kishin ‘prekur nderin’ përgjigjia solli agravimin e situatës. Asnjëri s’e pranoi vajzën e Firqiriut me argumentin se ajo ishte e ‘lëvizshme’ dhe se përveç dy të rinjve, kishte dalë me edhe me të tjerë. Në këtë çast, Fiqiri Mjeshtri ka qëlluar në drejtim të anëtarëve të dy familkjeve duke lënë të vdekur 17-vjeçarin Kenado Shira e babain e tij, Liri Shira 44 vjeç, si dhe duke plagosur dy të tjerët, Renato e Eglantin Hasulaj. Pak minuta pas krimit, Fiqiri Mjeshtri u gjet i vetëvrarë.

