Policia e Vlorës në kuadër të punës për goditjen e grupeve kriminale, kapjen e personave në kërkim, apo të atyre që mbajnë e qarkullojnë me armë zjarri pa leje, ka ushtruar kontrolle të vazhdueshme në akset rrugore si edhe në ambjente të ndryshme për këtë qëllim.
Gjatë kontrolleve në një ambient lokal, u bë kapja dhe arrestimi në flagrance i Mandi Begaj , 39 vjeç, banues në Vlorë.
Lokali ku u bënë kontrollet ishte në lagjen e njohur si “ Uji i ftohtë” dhe 39 vjeçarit iu gjet një pistoletë të cilën e kishte pa leje.sosnews.al


