Personi që shikoni në foto është efektivi i Policisë rrugore, Florenc Bicerri që është arrestuar në Turqi pasi është kapur me një sasi droge.
Në pranga bashkë me Bicerrin kanë rënë edhe Kujtim Çeliku, ish-komando i dënuar më parë për një grabitje të ndodhur në vitin 2011 dhe Adrian Qirici.
Mësohet se Bicerri kishte marrë leje nga Komisariati i Policisë Rrugore të Tiranës që në datë 5 Tetor. Nuk dihet ende sasia e lëndës narkotike që ata po transportonin dhe as destinacioni i saj.
Autoritetet turke arrestuan Bicerrin së bashku me shtetasin Kujtim Çeliku pasi të dy shqiptarët u kapën me një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike, ende të pakonfirmuar.
Ndërkohë që prej datës 8 tetor, Komisariati rrugor në Tiranë ka nisur hetimin disiplinor për efektivin si dhe procedurën për largim e tij nga forca për shkak të mosparaqitjes në ambientet e punës.

