5 ditë më parë Edmond Saraçi , tentoi të vriste një person rrugës në drejtim të Linzës në “Qesarake.
Policia arriti ta kapte mesditën e sotme duke i sekuestruar armë zjarri, municione, dhe lëndë narkotike.
Zyrtarisht mësohet se u sekuestruan 1 kallëp tritoli i montuar me kapsollë detonatore elektrike- 1 granatë difensive- 1 armë zjarri e llojit Pistoletë “Zastava”, kalibri 7.65 mm, me krehër me 3 fishekë- një silenciator që përdoret për armë zjarri – një qese transparente me pluhur të kuqëremtë me lëndë narkotike të dyshuar “Heroinë”.
Edmond Saraçi 53 vjeç dyshohet se është autor i ngjarjes së ndodhur më datë 10.09.2017, ku në rrugën “Muhamet Deliu”, është qëlluar me armë automjeti i shtetasit P. P.
Ngjarje e 10 Shtatorit nuk është bërë me dije nga policia.
sosnews

