Është rikthyer sërish në vëmendje ngjarja e ndodhur në Sarandë, ku Brendoni pretendon se dhunohet nga ish-bashkëjetuesja e tij, Nikoleta.
Sebep i sherrit mes çiftit u bë një person i tretë, por edhe lokali tek i cili Brandoni kishte bërë bashkëpronare edhe ish-bashkëjetuesen.
Më poshtë janë bisedat e zhvilluara mes tyre gjatë një sherrit të mëhershëm:
“Hajde me mua ti. Ti je pa tope”, i drejtohet Nikoleta.
“Mos gjuaj moj”, thotë Brendoni.
“Hajde me mua posht të dikutojm. Je maskara i degjeneruar. Mbajeni mend!”, vijon Nikoleta.
Pas denoncimit nga emisioni “Piranjat”, u mendua se kjo histori do të përfundonte, por mesa duket “seritë” e reja të kësaj “telenovele” vijojnë ende.
Brendoni është ndier sërish i kërcënuar dhe i dhunuar nga Nikoleta, e cila vazhdon ta shantazhojë, kërcënojë por edhe ta dhunojë fizikisht atë.
Në pamundësi për të gjetur një zgjidhje qoftë dhe institucionale, Brendoni iu drejtua sërish “Piranjave” për të kërkuar ndihmë për hallin e tij.
“Brendoni jam më fal për shqetësimin. Këtu po bëhet nami i zit ë keqen vëllai. Ka ardhur ajo edhe ska lënë gjë pa thyer”, i është drejtuar Brendoni emisionit.
Duket se Nikoleta është bërë edhe më e dhunshme duke thyer gjithçka në lokalin e Brendonit, ndërsa e shan dhe godet dhe atë fizikisht.
Pjesë nga debatet mes tyre gjatë sherrit të ripërsëritur në lokal:
“I kam blerë me lek unë ato që të gjitha i kam blerë me lekë”, shprehet Brendoni.
“Ça ke blerë ti”, vijon Nikoleta.
“Dëgjo pak tani, pas gjithë kësaj gjëje që bëre, vete bën edhe denoncim. As nuk të kam folu e as nuk të kam ardhur aty. Ke dashur dhe ke bërë çfarë të të dojë t*rap i byt*hës”, i është drejtuar Nikoleta përmes telefonit Brendonit.
Por këtë herë në “lojë” ka hyrë edhe vajza e Nikoletës, e cila kërcënon vazhdimisht Brendonin me burg.
“Po më regjistron ti mua tani të më çosh në burg siç çove mamanë. Unë do të denoncoj, bashkë do të flasim ndryshe”, kanë qenë fjalët e vajzës së Nikoletës përmes telefonit drejtuar Brendonit.
Edhe pse gazetarja mundohet të kontaktojë me zonjën Nikoleta dhe ta qetësojë atë është e pamundur.
Pjesë nga biseda mes tyre:
“Pse vazhdoni t’ja shkatërroni jetën nje personi për të cilin pretendoni se e keni dashur?”, ka qenë pyetja e gazetares.
“Ik të lutem dhe ske punë fare me mua. O ti të lutem shumë, ka mundësi të ikësh”, shprehet Nikoleta duke refuzuar që të përgjigjet.
“Qëllimi i saj ishte të më shkatërronte totalisht dhe të më fuste në burg. Për të më shkatërruar ja ka arritur qëllimit. 100% totalisht i shkatërruar”, thotë Brendoni.
Marre nga Panorama

