Ka mbërritur njoftimi për shtyp i Juventusit për dëmtimin e Gleison Bremer. Mbrojtësi brazilian, i cili doli në minutën e 51-të të derbit të Torinos, do të detyrohet të qëndrojë larg fushës për 20 ditë. Ai do të mungojë ndaj Empoli dhe Lecces në Serie A, si dhe në takimin ndaj Benfica dhe Paris Saint-Germain në Champions League. Prezenca e tij kundër Interit, e planifikuar për më 6 nëntor, është e dyshimtë.
Mbrojtësi 25 vjeçar po luan sezonin e tij të parë te Juventus dhe deri më tani ka zhvilluar 10 ndeshje me këtë fanellë. Mungesa e Bremer në këtë periudhë kur UEFA ka ngjeshur kalendarin është një lajm mjaft i keq për Max Allegrin, që do i duhet të bëjë llogaritë pa të.


