Nga shtatori i vitit të shkuar, Partia Demokratike është bashkuar për herë të parë. Pas më shumë se një viti, një përfaqësues i grupit të Alibeajt, Gazment Bardhi u takua për një orë në një kafe me Edi Palokën.
Ky i fundit bëri me dije se edhe pala tjetër kishte ardhur në tavolinë me vullnet dhe kërkonte një kandidat për zgjedhjet e ardhshme lokale. Por nuk u përgjigje nëse Primaret ishin instrument i mbështetur nga ta. Mbi të gjitha, qëllimi është i njëjtë; mundja e Edi Ramës në zgjedhjet lokale që do mbahen në vitin 2023.
Pas bashkimit me Ilir Metën dhe Partinë e Lirisë, kryedemokrati Sali Berisha bëri thirrje edhe për Alibeajn dhe mbështetësit e tij që t’i bashkohen për të mbështetur një kandidat të vetëm në zgjedhje.
Parimisht është pranuar diskutimi, pa kushte, e deri më tani duket se gjërat janë në rrugë të mirë për bashkim, ndërkohë që ende Gjykata e Tiranës nuk ka vendosur se kush është drejtuesi i selisë blu, teksa çështja është ende në Apel.
Po sot, edhe brenda godinës së PD-së do të ketë takime të tjera. Pasditen e sotme do të mblidhet edhe Kryesia e Partisë Demokratike, me shumë gjasa për të diskutuar propozimet e Bardhit.

