Besmir Zeneli, ishte në këkrim prej disa muajsh për “Vrasje me paramendim mbetur në tentativë” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake”, por kjo nuk e ka penguar 31 vjeçarin të ndjekë në stadium skuadrën e tij të zemrës partizanin, duke i shpëtuar edhe kordoneve të policisë që sigurojnë mbarvajtjen e aktiviteteve sportive.
Zeneli tifoz ultras i grupimit “ Guerrils ”, qarkullonte edhe me një automjet “Land Rover”, me targa false, Tr 95 65 P ndërsa në momentin e arrestimit në dalje të Bulqizës ka tentuar të largohet duke goditur makinën e Policisë ku ka vënë në rrezik jetën e efektivëve.
Besmir Zeneli rezulton pronar i një fabrike të pasurimit të kromit në Ternovë të njësisë adminsitrative Zerqan në Bulqizë.

