Tre persona janë arrestuar në kryeqytet pasi dyshohet se kanë mashtruar shtetas të huaj përmes Call Center. Në pranga kanë përfunduar, administratori dhe dy punonjësit, Doris Telhallari, Eldjon Lleshi dhe Ergi Ali.
Në kërkim është shpallur pronari Ardit Topalli. Call Center ishte në zonën e ish-Parkut, në rrugën rrugën ‘Frosina Plaku’. Ato përdonin niptin e një kompanie ‘Dag it Solution’ me status pasiv në QKB.
Dy operatorët së bashku me administratorin, telefononin shtetas të huaj, u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex. Call Centeri i zbuluar në Tiranë, i përfitonte paratë nëpërmjet bitcoin në Shqipëri.
etimet e drejtuara nga prokurori Bledar Valikaj kanë zbuluar se të arrestuarit kanë mashtruar spanjoll, gjerman e francez. Në ambiente e Call Center janë gjetur lista bankash të huaja off shore ku bëhen transfertat, me anë të pagesave në bitcoin.
Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 4 njësi kompjuterike, aparate celulare dhe lista me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.
Policia po vijon punën për lokalizimin dhe arrestimin e këtij subjekti.

