Detaje të reja nga aksioni i zhvilluar në Himarë. Gjykata e Vlorës ka lëshuar për ekzekutim 8 urdhër arreste në përfundim të hetimeve për tjetërsimin e pronave në bredgdet.

Hetimet kishin nisur pas sekuestrimit të dosjeve në zyrën e menaxhimit të pronave dhe aseteve në këshillin e qarkut të Vlorës dhe ASHK.
Aktualisht konfirmohet arrestimi i ish kreut të Qarkut të Vlorës, Anesti Dhimojani.
Arrestimi i tij vjen mbas prangosjes së një numri funksionarësh publik në Vlorë, si Ish kreu i kadastrës së Vlorës Klodian Troci dhe dy punonjës të qarkut të Vlorës dhe disa punonjësve të bashkisë së Himarës.
Personat e arrestuar akuzohen se kanë tjetërsuar 58 mijë metra katrorë tokë në pronat rreth Himarës.

