Ditën e sotme u zhvillua një event për të shënuar 30-vjetorin e Gjykatës Kushtetuese. Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në këtë event, madje mbajti dhe fjalim. E çuditshmja ndodhi në fund të fjalimit të tij. Kreu i qeverisë braktisi sallën kur fjalën e mori ambasadorja amerikane, Yuri Kim.
Ai përshëndet një nga të ftuarit e më pas largohet nga salla duke mos takuar as ambasadoren e cila do fliste pas tij.
Sot u shënuar 30 vite nga themelimi i Gjykatës Kushtetuese. Kryeministri Edi Rama cilësoi Kushtetuesen një ngrehinë me dritë dhe hije ndërsa ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim u tregua e ashpër me ata që ndërhyjnë në punët e drejtësisë.

